Agjencia Telegrafike Shqiptare

Twitter ndryshon logon e rrjetit social

KALIFORNI, 24 korrik /ATSH/ – Së shpejti do t’i themi lamtumirë logos së Twitter shkroi në profilin e tij, Elon Musk, duke bërë të ditur ndryshimin e logos së rrjetit social, shkruan faqja open.online.

Pronari i Tesla ka bërë të ditur emrin e kompanisë nga Twitter në X Corp, duke specifikuar gjithashtu dëshirën e tij për të krijuar një super aplikacion, si WeChat në Kinë.

Kjo nuk është hera e parë që Musk tenton të ndryshojë logon e Twitter. Tashmë prillin e kaluar zogu ishte zëvendësuar nga qeni Shiba Inu, simbol i kriptomonedhës Dogecoin.
Tani duket se X mund të bëhet zyrtarisht logoja e re. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version