Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – Weber: Mbështetje e plotë për Feijóo në formimin e qeverisë spanjolle

BRUKSEL, 24 korrik /ATSH-ANSA/ – Urime Alberto Nunez Feijóo për fitoren e qartë në zgjedhjet e djeshme deklaroi presidenti dhe udhëheqësi i grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), Manfred Weber, duke komentuar rezultatet e votimit në Spanjë.

Fitimi i 3 milionë votave më shumë se në vitin 2019 i jep Partisë Popullore një mandat të qartë për të formuar një qeveri që pasqyron këtë vullnet për ndryshim.

”Ju keni mbështetjen tonë të plotë”, theksoi Weber në një postim në Twitter duke komentuar rezultatet e votimit në Spanjë.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version