Agjencia Telegrafike Shqiptare

KQZ: Procesi i votimit në Rrogozhinë vijon normalisht

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës po vijon normalisht.

Sipas KQZ-së, të gjithë qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Sipas raportimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në çdo qendër votimi, identifikimi elektronik i zgjedhësve po kryhet rregullisht.

“Operatorët e pajisjeve elektronike të identifikimit të zgjedhësve janë në krye të detyrës dhe nuk ka asnjë problematikë apo vështirësi në përdorimin e identifikimit elektronik”, bën të ditur KQZ.

Gjatë procesit të votimit në Rrogozhinë; FOTO: Florian Abazaj

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version