Agjencia Telegrafike Shqiptare

Plotësohen vakancat në këshillat e 6 bashkive

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot rezultatin e verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Ilir Hysi, kandidat i listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Vlorë.

Komisioneri vendosi deklarimin e procedurës administrative të përfunduar dhe pa vendim përfundimtar.

Gjithashtu, u plotësuan vakancat e krijuara në disa këshilla bashkiakë.

1. Këshilli i Bashkisë Shkodër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Erald Erkoçaj”,

2. Këshilli i Bashkisë Përmet, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Demokratike të Shqipërisë”, Valbona Muhaj”,

3. Këshilli i Bashkisë Memaliaj, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lauresha Lila”,

4. Këshilli i Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Adriatik Merdini”,

5. Këshilli i Bashkisë Dibër, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Leonida Gjura”,

6. Këshilli i Bashkisë Krujë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, Anila Shehu”,

7. Këshilli i Bashkisë Krujë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Ardhmërija Shqiptare”, Anila Veseli”,

8. Këshilli i Bashkisë Pukë, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, Aida Cenaj”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version