Agjencia Telegrafike Shqiptare

FOKUS – Belgjika përfshin Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta

BRUKSEL, 19 korrik /ATSH/ – Belgjika ka miratuar një listë të re të vendeve të sigurta të origjinës, sipas https://www.cgrs.be/en/news/new-list-safe-countries-4.

Kjo ka disa pasoja specifike për procedurën në CGRS dhe për procedurën e ankimimit në Këshillin për Çështjet e Ligjeve për të Huajt.

Vendi i origjinës mund të konsiderohet i sigurt nëse në përgjithësi dhe vazhdimisht nuk ka persekutim ose rrezik për të pësuar dëme serioze.

Për të përcaktuar nëse një vend është i sigurt, merren parasysh gjendja ligjore, zbatimi i shtetit të së drejtës dhe kushtet e përgjithshme politike në vend.

Belgjika e ka përditësuar këtë listë më 7 prill 2023 dhe e ka botuar në Gazetën Zyrtare më 10 korrik 2023.

Aktualisht, vendet e mëposhtme konsiderohen si vende të sigurta të origjinës:

Shqipëria

Bosnje-Hercegovina

Republika e Maqedonisë së Veriut

Kosova

Mali i Zi

Serbia

India

Kjo listë rishikohet të paktën një herë në vit dhe mund të përditësohet në bazë të situatës më të fundit në vend.

Për qytetarët e një vendi që figuron në listën e vendeve të sigurta të origjinës, vlen prezumimi se mbrojtja ndërkombëtare nuk është e nevojshme. Prandaj, azilkërkuesit nga këto vende duhet të paraqesin elemente që tregojnë qartë se në rastin e tyre, vendi i tyre nuk mund të konsiderohet i sigurt.

Si rezultat, barra e provës i takon azilkërkuesit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version