Agjencia Telegrafike Shqiptare

Veliaj në Konferencën e Mjedisit dhe Shëndetit në Budapest: Ndamë përvojën e Tiranës

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për një vizitë në Hungari, ku mori pjesë në konferencën për Mjedisin dhe Shëndetin, që po mbahet në Budapest.

Në një postim në rrjete sociale, Veliaj bën me dije se ndau në këtë takim përvojën e Tiranës.

“Në Budapest, ku u bashkuam me ekipin e mrekullueshëm të WHO/Europe, nën kujdesin e mikes sime të mirë, Presidentes Katalin Novak, ku edhe ndamë përvojën e Tiranës në 7MCEH. I lumtur të vizitoja statujën e Skënderbeut në Parkun Qendror të Budapestit, një kontribut nga bashkia e Tiranës”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu mirënjohjen edhe për ambasadoren dhe konsullin e Shqipërisë në Hungari.

“Mburimi i shërbeu me dinjitet Shqipërisë në Hungari. Shumë mirënjohje për Konsullin tonë, Andrea Molnar në Debrecen, i cili ndihmon studentët nga Shqipëria dhe Kosova të shkëlqejnë në të gjithë Hungarinë”, tha Veliaj.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version