Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, 8 korrik 2023

TIRANË, 8 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik UshtarAk bën të ditur se për ditën e shtune vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e nxehta të ditës në zonën e verilindjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht ne bregdetin jugor dhe neper lugina era në mesditë fiton shpejtësi deri 10-14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/34 Diell
Kukës 14/31 Diell re
Lezhë 21/32 Diell
Dibër 14/30 Diell re
Durrës 21/35 Diell
Tiranë 21/35 Diell
Elbasan 20/35 Diell
Berat 20/34 Diell
Vlorë 21/33 Diell
Korçë 12/27 Diell re
Gjirokastër 16/35 Diell
Sarandë 18/32 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version