Agjencia Telegrafike Shqiptare

F1 – Austria stacioni i radhës

VJENË, 29 qershor /ATSH-AA/ – Austria do të presë garën e 10-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Austrisë do të fillojnë nesër në orën 17:00 në pistën Red Bull e gjatë 4,3 kilometra në qytetin Spielberg. Ndërsa gara Sprint do të mbahet të shtunën më 1 korrik në orën 16:30.

Tetë vendet e para në garën Sprint do të fitojnë pikë prej një deri në tetë.

Gara prej 71 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 2 korrik në orën 15:00.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar gjashtë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 195 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 126

3. Fernando Alonso (Spanjë): 117

4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 102

5. Carlos Sainz (Spanjë): 68

– Ekipet

1. Red Bull: 321

2. Mercedes: 167

3. Aston Martin: 154

4. Ferrari: 122

5. Alpine: 44   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version