Agjencia Telegrafike Shqiptare

PARIS – Pistorius viziton Parisin për bisedime për mbrojtjen ajrore

PARIS, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius pritet të marrë pjesë në takimet evropiane të mbrojtjes ajrore në Paris, mes mosmarrëveshjeve mbi mënyrën e modernizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore të Evropës.

Ministria e Mbrojtjes në Berlin ka konfirmuar vetëm se do të marrë pjesë në bisedime në një njoftim të shkurtër.

Franca, e cila organizoi bisedimet e Parisit, nuk iu bashkua Iniciativës Evropiane të Mbrojtjes së Qiellit (Essi), e cila u nis nga Gjermania dhe tani përfshin 17 vende.

Pistorius dëshiron të sqarojë se nisma gjermane nuk konkurron me NATO-n dhe BE-në, sipas ministrisë gjermane të mbrojtjes, por synonte të forconte të dyja organizatat.

Projekti Essi synon të ndihmojë në plotësimin e boshllëqeve në sistemin e mbrojtjes ajrore të NATO-s për Evropën, duke përfshirë blerjen e sistemit me rreze të gjatë veprimi të Izraelit Arrow 3. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version