Agjencia Telegrafike Shqiptare

Restaurime në Prizren në mbrojtje të arkitekturës tradicionale

TIRANË, 13 qershor/ATSH/ Rijetësimi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren, është një nga projektet madhore të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku tha se në rrugën “Marin Barleti” ka nisur procesi i rijetësimit. Ndërhyrjet në këtë rrugë nisën që vitin e kaluar me restaurimin e dy shtëpive me arkitekturë tradicionale. Ndërsa tani, ka filluar faza tjetër e projektit. Karakteri historik i kësaj lagje do të rikthehet përmes projektit të rijetësimit, i cili po bashkëfinancohet nga Ministria e Kulturës dhe zyra e BE-së, në partneritet me Komunën e Prizrenit.

Aktualisht është hapur konkursi publik për zbatim të ndërhyrjeve restauruese në shtatë shtëpi tradicionale.

Krahas restaurimit të shtëpive, BE do të financojë ndërhyrjen në ndërtesat e reja si dhe planin e dizajnit urban të lagjes si pjesë integrale e projektit të rigjenerimit të kësaj zone brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

Rruga “Marin Barleti” së shpejti do të shndërrohet në lokacion tërheqës për vizitorët dhe qytetarët e Prizrenit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version