Agjencia Telegrafike Shqiptare

Forcohen valutat në raport me lekun

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën monedhat e huaja forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0.49 lekë dhe këmbehet me 98.56 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 106.26 lekëve, ose 0.64 lekë më shumë se në fundjavë.

Me 1.15 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 124.12 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.37 lekë dhe këmbehet me 109.23 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar rritje.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 98.56 +0.49
Euro EUR 106.26 +0.64
Poundi Britanik GBP 124.12 +1.15
Franga Zvicerane CHF 109.23 +0.37
Jeni Japonez (100) JPY 70.79 +0.55
Dollari Australian AUD 66.73 +0.87
Dollari Kanadez CAD 73.97 +0.41
Korona Suedeze SEK 9.17 +0.12
Korona Norvegjeze NOK 9.17 +0.11
Korona Daneze DKK 14.26 +0.09
SDR SDR 131.29 +0.85
Ari (OZ 1) XAU 193561.98 +1,090.60
Argjendi (OZ 1) XAG 2386.93 +2.51
Juani Kinez (onshore) CNY 13.80 +0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 13.78 +0.04
Lira Turke TRY 4.17 -0.01

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version