Agjencia Telegrafike Shqiptare

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/6/2023

BOTA – Dita Botërore e Oqeaneve.

FUKUOKA (Japoni) – Një gjykatë vendos për kushtetutshmërinë e ndalimit të martesave të së njëjtës gjini.

ISLAMABAD (Pakistan) – Dalja përpara gjykatës e ish-kryeministrit Imran Khan, i akuzuar për korrupsion.

LUKSEMBURG – Takim i ministrave të Brendshëm të BE-së.

ROMË (Itali) – Vizitë e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

EDIMBURG (Mbretëria e Bashkuar) – Seanca dëgjimore për ekstradimin e mohuesit të Holokaustit Vincent Reynouard, pretenduar nga gjykatat franceze.

HAGË (Holandë) – Muzeu ”Mauritshuis” zbulon një imazh gjigant 3D të “Vajzës me një vathë perle” të Vermeer.

HAGË (Holandë) – Pretendimet e Rusisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen Ukrainë-Rusi.

BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioni Evropian paraqet një propozim për një organ të pavarur të etikës për institucionet e BE-së.

UASHINGTON (SHBA) – Joe Biden pret kryeministrin britanik Rishi Sunak.

NJU JORK (SHBA) – Një diamant i rrallë rozë në shitje në Sotheby’s.

RIAD (Arabia Saudite) – Arabia Saudite pret takimin ministror të koalicionit antiISIS.

TEL AVIV (Izrael) – Parada e Krenarisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version