Agjencia Telegrafike Shqiptare

​Javën e ardhshme Esobar viziton Kosovën

PRISHTINË, 2 qershor/ATSH/ I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën më 5 qershor, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Vizita e tyre në Kosovë vjen në kohën kur serbët po protestojnë duke kundërshtuar kryetarët e zgjedhur shqiptar që të hyjnë në ndërtesat komunale./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version