Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë, 24 maj 2023

TIRANË, 24 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh e vranësira kalimtare. Duke filluar pas orëve të mesditës shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura kryesisht në relievet kodrinore-malore të vendit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të vrullshme për një periudhë të shkurtër kohore lokalisht në veri, në lindje dhe në jug ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/28 Diell re shi
Kukës 13/27 Diell re shi
Lezhë 16/28 Diell re shi
Dibër 12/26 Diell re shi
Durrës 15/28 Diell re shi
Tiranë 15/29 Diell re shi
Elbasan 15/29 Diell re shi
Berat 13/30 Diell re shi
Vlorë 15/27 Diell re shi
Korçë 11/24 Diell re shi
Gjirokastër 12/28 Diell re shi
Sarandë 15/27 Diell re shi

     

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version