Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e hënë, 22 maj 2023

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me  alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në qendër, në jug dhe në lindje reshjet e  shiut do të jenë me intensitet deri mesatar në formën breshërit, rrebesheve, shtrëngatave e stuhive afatshkurtra por të vrullshme

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/26 Diell re shi
Kukës 14/23 Diell re shi
Lezhë 16/27 Diell re shi
Dibër 12/22 Diell re shi
Durrës 16/26 Diell re shi
Tiranë 17/28 Diell re shi
Elbasan 15/26 Diell re shi
Berat 14/28 Diell re shi
Vlorë 16/26 Diell re shi
Korçë 12/19 Diell re shi
Gjirokastër 13/26 Diell re shi
Sarandë 16/26 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version