Agjencia Telegrafike Shqiptare

Java e Evropës, workshop për digjitalizimin dhe artin në Korçë

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Në Korçë do të zhvillohet nesër workshopi i digjitalizimit dhe artit, në kuadër të Javës së Evropës 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cili bëri thirrje për pjesëmarrje, ku informon se, në këtë workshop do të paraqitet projeksioni i hartës së pikturave Zengo, të frymëzuara nga femrat e para artiste piktore shqiptare.

Të rinjtë do të mësojnë rreth historisë së artit dhe digjitalizimit nga profesorë ekspertë në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Dita do të përfundojë me Konkursin e Shkollës së Thurjes për fëmijë, ku artizanët vendas do t’u mësojnë aftësitë bazë të veshjeve të thurura.

Fituesi do të marrë certifikatën “Thurësi/ja e Vitit”.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version