Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama ndan foton nga lumi i Bunës në Shkodër

TIRANË, 21maj /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot foto nga lumi Buna në Shkodër.

“Live Buna, Shkodër”, shkruan Rama.

Lumi i Bunës përbën një peizazh nga më të bukurit në vend, ndërsa ka potenciale ende për t’u zbuluar sa i takon turizmit.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi të enjten marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e “Urës mbi Bunë”, një urë e cila do të jetë e gjatë 310 metra.

Kjo urë do të mundësojë kalimin nga njëra anë e kufirit në tjetër për vetëm 2 minuta.

Investimi pritet të shkojë rreth 1.5 miliardë lekë që do të ndahen 50 me 50 mes dy vendeve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version