Agjencia Telegrafike Shqiptare

Peleshi: Kontingjenti shqiptar në Letoni, dëshmi përkushtimi dhe aftësish

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë kontributin në misionet jashtë vendit.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përcolli pasditen e sotme në rrjetet sociale momente nga përgatitja e trupave tona me mision në Letoni.

“Kontingjenti shqiptar në grupbatalionin e NATO-s në Letoni demonstroi aftësitë në eliminimin e rreziqeve nga municionet e paplasura që rrezikojnë jetën, jo vetëm të kolegëve të tyre ushtarakë, por edhe civilëve në rast konflikti”, u shpreh Peleshi.

“Trajnimi dhe edukimi janë thelbësore në këtë drejtim, dhe demonstrimi i ekipit tonë EOD është një dëshmi e përkushtimit dhe aftësisë së tyre”, përfundoi ministri Peleshi.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version