Agjencia Telegrafike Shqiptare

Selenicë, PS merr 7 mandate në këshillin bashkiak

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Në përfundim të numërimit të votave të 14 majit për këshillin bashkiak në bashkinë Selenicë, Partia Socialiste rezulton fituese me 7 mandate ndjekur nga Partia Demokratike me 2 mandate.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka 1 mandat, Partia Agrare Ambientaliste 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat, Aleanca e Djathtë Liberale 2 mandate, Partia Socialdemokrate 2 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, Partia Aleanca Demokratike 2 mandate.

Sipas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka 4.98%, ose 785 vota. Partia Socialiste 30.78% ose 2644 vota, Partia Agrare Ambientaliste 8.70% 747 vota, Partia Republikane 4.48% 385 vota, Aleanca Liberale e Djathtë 10.75% ose 923 vota, Partia Demokratike 8.95% ose 785 vota, Partia Aleanca Demokratike 7.99% ose 686 vota.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version