Agjencia Telegrafike Shqiptare

PS, 7 mandate në këshillin bashkiak të Memaliajt

TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Përfundoi numërimi për këshillin bashkiak edhe në bashkinë Memaliaj, ku Partia Socialiste rezulton fituese me 7 mandate ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 3 mandate.

Nga numërimi i votave rezulton se Partia Agrare Ambientaliste ka 1 mandat, Partia Demokracia Sociale 1 mandat, Partia Socialdemokrate 1 mandat, Partia Demokratike 2 mandate.

Sipas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 16.72% ose 948 vota. Partia Socialiste 35.69% ose 2024 vota, Partia Socialdemokrate 4.96% ose 281 vota, Partia Socialdemokrate 8.02% ose 455 vota, Partia Demokratike 10.30% ose 584 vota.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version