TIRANË, 16 maj /ATSH – I. Vata/ Përfundoi numërimi për këshillin bashkiak edhe në bashkinë Gramsh, ku Partia Socialiste kryeson me 6 mandate ndjekur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me 2 mandate.
Rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë se Partia Republikane ka 1 mandat, Partia Lëvizja e Legalitetit 1 mandat, Partia Socialdemokrate 1 mandat, Partia Demokratike 1 mandat.
Sipas publikimit të rezultateve paraprake të KQZ-së, koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 8.01%, ose 931 vota. Partia Socialiste 20.74% ose 2412 vota, Partia Republikane 6.15% ose 715 vota, Partia Lëvizja e Legalitetit 5.75% ose 669 vota, Partia Socialdemokrate 5,50% ose 639 vota, Partia Demokratike 6.08% ose 707 vota.
/r.e/
