Agjencia Telegrafike Shqiptare

Elton Arbana i PS fiton bashkinë e Shijakut

TIRANË, 15 maj /ATSH – I. Vata/ Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shijakut Elton Arbana, fiton mandatin e kryetarit të bashkisë me diferencë nga kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë.

Sipas KQZ-së, kandidati i PS-së për bashkinë e Shijakut  Elton Arbana mori 66.31 %, ose 8079 vota kundrejt kandidati të koalicionit “bashkë Fitojmë”, Rezart Tusha, i cili mori 33.69 %, ose 4104 vota.

Shijaku kishte 54 qendra votimi, me 18469 zgjedhës në lista, nga të cilët morën pjesë në votime 12575 zgjedhës.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version