Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e diel, 14 maj 2023

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira  mesatare deri të dendura dhe intervale kthjellimesh.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve malore reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Hera-herës reshje në formë rrebeshesh si dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim  nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jugperëndim fiton shpejtësi  deri 15 – 20m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/26 Re shi diell
Kukës 11/24 Re shi diell
Lezhë 17/26 Re shi diell
Dibër 7/22 Re shi diell
Durrës 16/29 Re shi diell
Tiranë 17/27 Re shi diell
Elbasan 14/27 Re shi diell
Berat 12/29 Re shi diell
Vlorë 14/25 Re shi diell
Korçë 7/23 Re shi diell
Gjirokastër 8/27 Re shi diell
Sarandë 14/25 Re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version