Agjencia Telegrafike Shqiptare

Stërvitje e përbashkët e trupave shqiptare dhe italiane

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Trupat ushtarake shqiptare dhe italiane po kryejnë një stërvitje të përbashkët në Itali.

Lajmin e ka bërë ditur Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe foto me momente nga kjo stërvitje.

Stërvitja e përbashkët e trupave shqiptare dhe italiane MASCAL, po kryhet nga kontingjentet KFOR 1 dhe KFOR 3, në Camp Villagio Itali.

MM shprehet se, “kjo stërvitje tregoi edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve, një garanci për sigurinë e rajonit”.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version