Agjencia Telegrafike Shqiptare

Meta: Politizimi i fushatës nga Rama

TIRANË, 11 maj/ATSH/- Kreu i PL-së, Ilir Meta deklaro  se politizimi ekstrem i fushatës është provokuar nga kryeministri aktual Edi Rama.

Gjatë një interviste televizive, Meta tha se “duke mos pasur një bilanc nga kryetarët e bashkive të tij përpiqet të politizojë fushatën”.

Sipas tij, fokusi i kësaj fushate kanë qenë  Belind Këlliçi, Igli Cara dhe Luçiano Boçi që kanë sjellë një model të ri.

“Kjo politikë që është angazhuar zoti Këlliçi ka të bëjë më 200 mijë qytetarë që e kanë jetik transportin publik, do të ndihmonte dhe në uljen e trafikut, do të ndihmonte dhe në uljen e ndotjes. Është një kompleks masash nuk është një shpikje. Ajo shifër 6% e buxhetit të Tiranës është tërësisht e përballueshme dhe e menaxhueshme”, deklaroi Meta lidhur me premtimet e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranês.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version