TIRANË, 11 maj /ATSH/- Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për Elbasanin, Luçiano Boçi ka deklaruar se do të transformojë përroin e Zaranicës në Elbasan.
“Ky do të jetë përroi i Zaranikës në Elbasan! Projekti “Zaransan” i jep qytetit një park polifunksional ekologjik, dhe e mbron nga përmbytjet dhe përmirëson klimën e qytetit…A është i mundur? Sigurisht që PO! Bashkia Elbasan shpenzoi 3.5 miliardë për betonizimin e Parkut “Rinia”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale.
