Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e mërkurë, 10 maj 2023

TIRANË, 10 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të dendura dhe intervale të pakta kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e perëndimit dhe jugut reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi  mesatare 2-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/22 Diell re shi
Kukës 12/15 Diell re shi
Lezhë 13/21 Diell re shi
Dibër 9/16 Diell re shi
Durrës 12/21 Diell re shi
Tiranë 14/24 Diell re shi
Elbasan 11/21 Diell re shi
Berat 11/21 Diell re shi
Vlorë 13/21 Diell re shi
Korçë 10/14 Diell re shi
Gjirokastër 9/21 Diell re shi
Sarandë 12/20 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version