SOFJE, 2 maj /ATSH-DPA/ – Një sulm shpërthyes u krye në kolonën e prokurorit të Përgjithshëm të Bullgarisë, Ivan Geshev, deklaruan hetuesit.
‘’Sheev nuk u lëndua nga ky shpërthim. Pajisja shpërthyese ishte e mbushur me sfera metalike dhe mund të ishte fatale. Është padyshim një sulm i përgatitur profesionalisht”, deklaroi zëvendëskryeprokurori Borisslav Sarafov.
Sipas burimeve zyrtare, pajisja shpërthyese shpërtheu pranë një rruge fshati jo shumë larg qytetit Samokov, i cili ndodhet rreth 50 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
Geshev ishte në një nga automjetet e kolonës. Sulmi erdhi në mes të një krize qeveritare që vazhdon pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 2 prillit.
Geshev u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm i Bullgarisë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në vitin 2019./ /os/
