Agjencia Telegrafike Shqiptare

Parashikimi i motit, e hënë, 1 maj 2023

TIRANE, 1 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe  alternime vranësirash deri te dendura. Reshje shiu me intenstet të ulët që në orët e para të mëngjesit në jug të vendit, në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut do të shtrihen pothuajse ne te gjithe territorin e vendit.

Era do të fryjë me drejtim jug – juglindje me shpejtësi 1 – 5m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/23 Diell re
Kukës 5/19 Diell re
Lezhë 10/23 Diell re
Dibër 5/19 Diell re
Durrës 13/24 Diell re
Tiranë 14/25 Diell re
Elbasan 11/24 Diell re
Berat 13/25 Diell re
Vlorë 15/22 Diell re shi
Korcë 7/20 Diell re shi
Gjirokastër 14/23 Diell re shi
Sarandë 14/20 Diell re

 

 

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version