Agjencia Telegrafike Shqiptare

Duka: Domosdoshmëri rikthimi i normalitetit politik në pushtetin vendor

TIRANË, 1 maj /ATSH/ “Partia Agrare Ambientaliste po mbështet kandidatët e opozitës, pasi është domosdoshmëri rikthimi i normalitetit politik në pushtetin vendor i cili drejtohet nga Partia Socialiste në 60 bashki të vendit.”

Kështu u shpreh kreu i PAA, Agron Duka gjatë një takimi me strukturat e kësaj force politike në qarkun e Lezhës.

Në fjalën e tij, Duka i quajti anormale kërcënimet e kryeministrit Edi Rama për bllokim të fondeve nëse votohen kandidatët e opozitës.

Ndërsa koordinatori i Partisë Agrare Ambientaliste në qarkun e Lezhës, Gjok Jaku, u shpreh i bindur se kjo forcë politike do të arrijë rezultate pozitive në të tre bashkitë e këtij qarku.

Duka tha se, “krahas mbështetjes për kandidatët e opozitës, Partia Agrare Ambientaliste synon përfaqësimin me këshilltarë bashkiakë në 61 bashkitë e vendit”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version