Agjencia Telegrafike Shqiptare

Idrizi: Çështja e Çamërisë u përket gjithë shqiptarëve

TIRANË, 30 prill/ATSH/- Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, gjatë turit të tij elektoral në Fier për zgjedhjet vendore të 14 majit, u ndal te çështja çame, duke deklaruar se do të vazhdojë të jetë një nga prioritetet kryesore të partisë që ai drejton.

“Çështja e Çamërisë u përket gjithë shqiptarëve. PDIU kurrë nuk është bërë pjesë e qeverisë, të vetmen ofertë që kemi pasur për të qenë në ministri e kemi refuzuar sepse kërkonim rezolutën për shqiptarët e Çamërisë”, u shpreh Idrizi.

Ai shtoi se “aq shumë i kemi dhënë partive të mëdha, sa po të shohësh në listat e këshillave bashkiakë kanë qenë pjesa jonë. PDIU prodhon vazhdimisht dhe nxjerr figura patriotike”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version