Agjencia Telegrafike Shqiptare

Balluku: Hapen 3.5 km të tunelit të Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se, kanë mbetur vetëm 300 metra pa hapur në tunelin e Murrizit, prej 3.8 km.

Balluku gjatë inspektimit të punimeve në segmentin rrugor Plani i Bardhë – Qafa e Buallit, (Klos – Bulqizë), pjesë e Rrugës së Arbrit, tha se, aktualisht ka përfunduar hapja e tunelit ndihmës në këtë tunel, ndërsa do të duhen edhe 300 metra për të përfunduar hapjen e tunelit kryesor të Murrizit.

“Kemi pasur një ecuri të kënaqshme në tunelin e Murrizit. Tuneli i vogël, ai që quhet tuneli i emergjencës, është totalisht i hapur, ndërkohë që tuneli i madh ka edhe 300 metra për t’u hapur, nga 3.8 km që është në total tuneli i Murrizit”, tha Balluku.

Problemet gjeologjike kanë bërë që ky tunel të mos përfundojë në afatin e paracaktuar, prill 2022, por të shtyhen me 17 muaj.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version