Agjencia Telegrafike Shqiptare

Tabela informuese për turistët në sitet kulturore në Shkodër

TIRANË, 25 prill /ATSH/ Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës.

Punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër vijojnë punën për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet kulturore.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti në rrjetet sociale, e cila ka publikuar dhe foto nga punimet në këto site.

“Teksa turistët shtohen në numër dita-ditës, punonjësit e DRTK Shkodër vijojnë punën për përmirësimin e sinjalistikës së brendshme në sitet dhe pasuritë kulturore, duke vendosur tabela shpjeguese dhe orientuese. Mes tyre dhe në Urën e Mesit”, shkruan Margariti.

Informacioni i përditësuar orientues në dy gjuhë (shqip/anglisht) u vjen në ndihmë vizitorëve vendas dhe të huaj, për të mësuar më shumë mbi monumentet.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version