Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rama: Vijon mbjellja e pemëve në çdo bashki

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Në çdo qytet të vendit vijon mbjellja e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjellja e pemëve në disa bashki të vendit.

“Vijon mbjellja e pemëve që po dhurojmë në çdo bashki, nga shkurtimi i shpenzimeve elektorale”, shkroi Rama.

Partia Socialiste hapi në 11 prill fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe një pjesë e fondeve të akorduara nga KQZ për zgjedhjet po shkojnë për mbjelljen e pemëve. Me mbjelljen e pemëve do të ketë më shumë gjelbërim në qytetet e vendit.

/k.s/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version