TIRANË, 6 prill/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi zhvilluan një takim me prodhuesit në Roskovec.
Në fjalën e tij, Balla tha se, në vitin 2013 eksportoheshin vetëm 130 milionë dollarë eksporte bujqësore, ndërsa në 2022 eksportet bujqësore arritën gati 560 milionë dollarë, ose 4 herë më shumë.
“Ajo që na duhet ne këtu, dhe këtë Majlinda e ka pjesë të rëndësishme të mandatit të saj të ri që fillon më 14 maj është një pikë përpunimi. Ajo është qershia mbi tortë e gjithë këtij procesi. E mblodhe domaten, ka çmim shumë të ulët në tregun europian, na duhet që atë domate ta përpunojmë. Bashkia këtu ka një rol të rëndësishëm tek pjesa që lidhet me AZHBR, nuk duhet t’i bëjnë këta letrat, letrat duhet t’i bësh ti. Këta duhet të punojnë tokën”, tha Balla.
Sipas tij, bujqësia shqiptare nuk mund të zhvillohej nëse nuk do të krijojë tregje.
“Një rëndësi merr edhe anëtari i këshillit bashkiak, i cili përfaqëson zonën dhe që unë jam shumë i kënaqur që të gjithë janë dakord që të jetë Rrapi, i cili është një prej atyre shembujve që të kemi sa më shumë. Nisi vetë të ishte një fermer i vogël dhe pastaj u pa se bujqësia shqiptare nuk mund të zhvillohej nëse nuk nuk mund të krijojmë tregje të tjera përveç këtij tregut tonë të vogël”, tha Balla.
/r.e/
