TIRANË, 1 prill /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 292 testime, nga të cilët 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Himarë, Shkodër, nga 1 qytetar në Vlorë, Durrës.
“Janë 180 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, thuhet në njoftim.
“Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,100 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.
Statistika ( 1 Prill 2023)
Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292
Testime totale 2,049,179
Raste pozitive 333,883
Raste të shëruara 330,100
Raste aktive 180
Humbje jete 3,603
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 150
Shkodër 8
Vlorë 7
Durrës 5
Fier 3
Berat 3
Elbasan 2
Korçë 2
