Agjencia Telegrafike Shqiptare

ASTANA – Pas trazirave, Kazakistani në zgjedhje të parakohshme parlamentare

ASTANA, 19 mars /ATSH-DPA/ – Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po mbahen sot në ish-republikën sovjetike të Kazakistanit.

Qendrat e votimit në vendin e Azisë Qendrore, i cili ka dy zona kohore, do të mbyllen të dielën në orën 20:00.

Vendi prej 19 milionë banorësh është ende i tronditur nga protestat e ashpra të vitit të kaluar, të cilat presidenti Kassym-Jomart Tokayev i shtypi brutalisht në shumë vende dhe që çuan në vdekjen e më shumë se 200 njerëzve.

Kritikët akuzojnë Tokajevin, i konsideruar autoritar, se dëshiron të konsolidojë pushtetin e tij kryesisht nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Në prag të zgjedhjeve, Tokayev nisi disa reforma dhe premtoi një proces demokratizimi. Si rezultat, të 98 anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit kazak tani zgjidhen drejtpërdrejt.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vlerësuan disa risi, si ulja e pragut për hyrjen në parlament nga 7% në 5% dhe pranimi i kandidatëve jopartiakë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version