Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kurti takon shefin e EULEX-it

PRISHTINË, 13 mars /ATSH Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark.

Me Wigemark, Kurti diskutoi për zhvillimet e fundit dhe çështje aktuale, me theks, siç u bë e ditur në komunikatë, te fusha e sundimit të ligjit dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

“Ai u informua nga z. Wigemark për zbatimin e detyrave të EULEX-ut në kuadër të mandatit aktual dhe folën për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve vendore dhe misionit të EULEX.”, u bë e ditur në njoftim./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version