Agjencia Telegrafike Shqiptare

Nikolla: Solidaritet me popullin e Greqisë

TIRANË, 1 mars/ATSH – I. Vata/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në Larisa të Greqisë.

Ajo ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që kanë humbur njerëzit e dashur.

“I trishtuar dhe i dhimbshëm lajmi për përplasjen e trenave në Greqi, me pasojë humbjen e jetës së 36 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të  lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Shpreh gjithashtu solidaritetin me Parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe popullin e Greqisë. Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje”, shkruan Nikolla.

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku pas përplasjes së dy trenave kanë mbetur të vdekur 36 persona dhe janë plagosur 66 të tjerë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version