Agjencia Telegrafike Shqiptare

MSHMS: 25 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 459 testime, nga të cilët 25 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas MSHMS rastet pozitive janë në këto bashki: 16 qytetarë në Tiranë, nga 2 në Lezhë, Fier, Dimal, nga 1 qytetar në Shkodër, Lushnjë, Vlorë.

Ministria informon se, “janë 158 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”.

“Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika (22 shkurt 2023)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 459

Testime totale 2,038,241
Raste pozitive 333,446
Raste të shëruara 329,690
Raste aktive 158
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 130
Fier 10
Shkodër 7
Berat 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Korçë 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version