Agjencia Telegrafike Shqiptare

TURQI – Provinca Hatay goditet nga dy tërmete të tjera

ANKARA, 20 shkurt /ATSH-AA/ – Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiyes (AFAD) ka bërë të ditur se në jug të vendit kanë ndodhur dy tërmete të tjera, dy javë pas tërmeteve të mëdha që goditën rajonin.

AFAD raportoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë 6.4 në rrethin Defne të provincës Hatay, ndërsa tërmeti i dytë ishte me magnitudë 5.8 në rrethin Samandag po ashtu në provincën Hatay.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version