TIRANË, 10 shkurt /ATSH/ Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 3 mars çështjen për të drejtën e vulës dhe logos së Partisë Demokratike.
Ankimi i PD-së ndaj vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri do të shqyrtohet nga relatorja Elona Mihali.
Seanca në Apel do të shqyrtojë çështjen se cilit grupim brenda selisë blu i përket logoja dhe vula e Partisë Demokratike.
“Në vijim të komunikimit, duke marrë parasysh interesimin e medieve si dhe të opinionit publik, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ju informon se: Ankimi i Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është planifikuar për t’u gjykuar më datë 03.03.2023, ora 11:00, trupi gjykues përbëhet nga relatore gjyqtare Elona Mihali, anëtarë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
/r.e/
