Agjencia Telegrafike Shqiptare

Temperaturat e ulëta, ARRSH: Qarkullimi kryhet normalisht në gjithë akset

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/ Gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, por temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin.

Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta, duke arritur deri në -15°C në zonat malore shoqëruar me erë të fortë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale informon se, “është punuar pa ndërprerje me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat dhe qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version