Agjencia Telegrafike Shqiptare

Kurti tregon dallimin e pagave pas publikimit të koeficientit

PRISHTINË, 1 shkurt/ATSH/ Pas miratimit të vlerës së koeficientit për pagat në sektorin publik, Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se ka barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve.

“Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, shkruan Kurti.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është propozuar koeficienti për pagat në sektorin publik në vlerë prej 105 euro për 2023, ndërsa për vitin 2024 koeficienti pritet të ketë vlerën 110 euro.

Kurti publikoi edhe disa tabela që tregojnë dallimin në paga në sektorin publik para dhe pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Paga dhe koeficientit 105 euro.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version