Agjencia Telegrafike Shqiptare

Konferencë shkencore për Asdrenin

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Një konferencë shkencore kombëtare me temë “Asdreni në 150-vjetorin e lindjes” u organizua nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, pranë Universitetit Fan S. Noli të Korçës.

Konferenca u hap me disa poezi dhe një këngë nga krijimtaria e shkrimtarit të madh Aleksandër Stavre Drenova.

Në të ishin të pranishëm përfaqësues nga institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë, profesorë, studiues, studentë e të ftuar të tjerë, të cilët u përshëndetën nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello.

Pjesë e konferencës ishin edhe tre sesione paralele në mjediset e Rektoratit, të cilat iu dhanë mundësi pjesëmarrësve njohjen më thellë të vlerave që ka pasur ky veprimtar i madh e patriot i shquar.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version