KIEV, 22 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi ukrainasit ndërsa kombi feston Ditën e Unitetit.
”Sulmi i Rusisë më 24 shkurt solli një rilindje të re të unitetit tonë ukrainas”, tha ai në një video emocionuese.
Miliona njerëz në Ukrainë po bashkohen sot për të mbrojtur vendin e tyre. Çdo rajon mbron tjetrin. Dhe të gjithë së bashku mbrojmë Kievin. Dhe të gjithë së bashku mbrojmë Kharkivin. Dhe të gjithë së bashku çlirojmë Kherson”, deklaroi Zelensky.
”Qyteti i Khersonit është nën kontrollin e Ukrainës, por pjesa më e madhe e zonës së Khersonit është e pushtuar nga trupat ruse. Dhe ne do të fitojmë së bashku. Dhe e gjithë Ukraina do të dëgjojë tingujt e fitores,” tha Zelensky.
Ai përsëri pretendoi se e gjithë Ukraina do të çlirohej, përfshirë Krimenë, të cilën Moska e aneksoi në 2014. /os/
