Agjencia Telegrafike Shqiptare

Spiropali: Intensifikim i marrëdhënieve dypalëshe me Greqinë

TIRANË, 18 janar/ATSH – I. Vata/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.

Spiropali theksoi se, në fokus të takimit ishte progresi që ka bërë Shqipëria lidhur me procesin e integrimit në BE.

“Intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe, shkëmbimet institucionale, nismat rajonale, progresi që ka bërë Shqipëria lidhur me procesin e integrimit në BE  dhe përkrahja e vijueshme e Greqisë në këtë drejtim, ishin në fokus të bisedës”, shkroi Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Spiropali falënderoi ambasadoren për mbështetjen që ka dhënë për komunitetin shqiptar në Greqi gjatë kohës që ka shërbyer në Ministrinë e Jashtme greke.

Gjithashtu, Spiropali u shpreh se, në takim u diskutua për rritjen e përpjekjeve për të çuar në tjetër nivel partneritetin strategjik, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe fqinjësinë e mirë.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version