TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Punimet për ndërtimin e unazës rurale të Patosit, një nga investimet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të zonës, me gjatësi 6.4 km e që lidh fshatrat e 3 njësive administrative, ka përfunduar
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njëkohësisht drejtues politik në Fier, bëri të ditur se investimi i qeverisë shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit u shërben rreth 4 mijë banorëve.
Ai theksoi se ndrtimi i unazës ishte një kërkesë e kahershme e banorëve të zonës.
