Agjencia Telegrafike Shqiptare

Rëndohet gjendja shëndetësore e Peles

RIO DE ZHANEIRO, 22 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kanceri i Peles po përparon dhe legjenda e futbollit brazilian kërkon më shumë trajtim për shkak të mosfunksionimit të veshkave dhe zemrës, thuhet në buletinin mjekësor të lëshuar dje në mbrëmje nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo, ku braziliani është shtruar në spital që nga 29 nëntori, për një rishikim të trajtimit me kimioterapi pas zbulimit të kancerit të zorrës së trashë, në shtator 2021.

“Pacienti ka përparim të sëmundjes dhe kërkon kujdes më të gjerë për të trajtuar insuficiencën renale dhe të zemrës”, shpjegojnë mjekët në buletinin e tyre shëndetësor.
“Ai mbetet i shtruar në spital në një dhomë normale, ku merr kujdesin e nevojshëm”, vijon spitali.

Pele, i cili është 82 vjeç, ka uruar Lionel Messin për kurorëzimin e tij të merituar kundër Francës të dielën e kaluar, pasi Argjentina fitoi finalen e Kupës së Botës.

“Urime Argjentinë! Diego është padyshim duke buzëqeshur tani,” shkroi Pele në Instagram duke iu referuar Maradonës./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version