Agjencia Telegrafike Shqiptare

BRUKSEL – Metsola: Europa është e fortë, e dëshmoi në Ukrainë

BRUKSEL, 21 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Pushtimi brutal dhe i paligjshëm i Ukrainës nga Rusia ka trazuar boshtin dhe realitetin tonë gjeografik, por jam krenare për përgjigjen e Bashkimit Evropian, deklaroi kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Konferencën e Ambasadorëve në Ministrinë e Jashtme italiane.

“Ne kemi marrë vendime së bashku për çështjet për të cilat shumë të tjerë na kujtuan të ndarë. Kjo është një fitore e diplomacisë dhe e Evropës”, theksoi ajo.

“Kjo luftë tregoi se sa shtyllat tona si multilateralizmi, demokracia liberale, tregu i lirë dhe siguria sociale, barazia, shteti i së drejtës ishin të forta kur ato gjendeshin nën sulm”, vuri në dukje Metsola.
“Ne duhet të mbrojmë mënyrën tonë të të qenit evropianë”, theksoi ajo./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version